Njerëzit mund ta ndalojnë përhapjen e Covid-19 me këto 3 veprime të thjeshta


Nëse njerëzit do t’i lanin duart rregullisht, do vinin maska dhe do ta mbanin ashtu siç duhet distancën sociale nga njëri-tjetri, do mund ta luftonin Covid-19. Këto 3 veprime të thjeshta do të ndalonin pjesën më të madhe të pandemisë, edhe nëse nuk zhvillohet një vaksinë apo trajtime të mëtejshme.

Studimi i publikuar ditën e djeshme në “PloS Medicine”, tregon një mënyrë të re se si mund ta shohim përhapjen e virusit dhe mënyrën si mund të ndalohej. Të dhënat janë marrë nga studimi i sjelljes së njerëzve, gjatë këtyre muajve në Hollandë, por modeli mund të përshtatet në të gjitha vendet e Evropës Perëndimore.

Kjo pandemi mund të ndalohet nëse efikasiteti i këtyre masave e kalon 50%. Nëse publiku reagon ngadalë dhe arrin ta ndryshojë sjelljen, mund të ulë numrin e rasteve, por nuk ka për ta shtyrë momentin kur do të vijë piku i pandemisë. Edhe nëse qeveritë reaguan shpejtë, por njerëzit nuk marrin masa personale, kjo mund të shtyjë momentin kur do të vijë piku i rasteve, por nuk do t’i reduktojë ato. Mbyllja 3 mujore që bën shumica e vendeve e ka shtyrë pikun deri në 7 muaj, por vetëm kaq.

Nëse distancimi social do të bëhet i detyrushëm dhe do të kombinohet me disa strategji ndërgjegjësimi për Covid-19 dhe masa personale të marra nga njerëzit, kjo mund të ketë shumë efekt. Edhe nëse rregulli i distancimit më pas do të hiqet. Në një shtet ku 90% e popullsisë do ta bënin të rregullt larjen e duarve dhe distancimin social, nuk do të kishte asnjë problem në kontrollimin e pandemisë.

Është me e rëndësishme që t’i edukosh njerëzit që t’i zbatojnë këto masa të thjeshta, sesa t’i detyrosh që t’i bëjnë.

News31.al

Burimi: CNN


Njerëzit mund ta ndalojnë përhapjen e Covid-19 me këto 3 veprime të thjeshta

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in