Si është të jesh “fëmijë i vetëm” i familjes? Na e tregon shkenca dhe këta personazhe të njohur shqiptarë


Thuhet se fëmijët e vetëm kanë fatin të kenë gjithçka të dedikuar tek ata. Kjo duket se është e vërtetë pasi e gjithë vëmendja është e përqëndruar tek ta dhe ndoshta në këtë mënyrë prinderit arrijnë të shohin të gjitha talentet që ata kanë në fusha të ndryshme.

Kështu në showbizin shqiptar nuk janë të pakët në numër artistët që janë fëmijë të vetëm. Që nga Ledri, Tayna, Capital T, Kida, Ronela Hajati e deri tek Majk . Këta janë disa nga këngëtarët më të suksesshëm në industrinë muzikore shqiptare që i bashkon kjo gjë: të qënit fëmijë i vetëm.

Duke qënë të tillë ata dhe shumë të tjerë si to mund të konsiderohen si të llastuar apo si persona që nuk duan t’ja dinë për të tjerët. Por këtë steriotip studiuesit e hedhin poshtë.

Sipas një artikulli të realizuar nga “Greatist” janë disa gjëra që të gjithë duhet ti dinë për fëmijët e vetëm.

Ata nuk janë të çuditshëm

Të rritesh pa motër ose vëlla nuk të bën më të çuditshëm se të tjerët. Përkundrazi je po aq i zgjuar, budalla, i çuditshëm sa të tjerët. Pra çdo kush ka zakonet e veta pavarësisht rritjes me apo pa vëllezër/motra.

Nuk janë të llastuar

Me siguri të gjithë mendojnë se fëmija i vetëm merr më shumë dhurata seç marrin fëmijët që rriten me motra e vëllezër. Ndoshta po, kjo mund të jetë e vërtetë, ama edhe këta fëmijë rriten me idenë që të kenë respekt, të vlerësojnë atë që kanë sot pasi dikush tjetër nuk gëzon privilegjin e tyre.

Këta fëmijë i vendosin vetes shumë presion

Duke qënë fëmijë të vetëm, e gjithë vëmendja është e përqëndruar tek ata e kështu presioni rritet. Jo nga ana e të tjerëve por nga vetë ata. Sipas studimeve ka rezultuar se këta fëmijë kanë një inteligjencë më të lartë dhe shumicën e rasteve marrin pikët maksimale në provimet e inteligjencës, kjo për shkak të vendosmërisë që kanë dhe vullnetit për të ditur më shumë.

Ju pëlqejnë ti bëjnë gjërat në mënyrën e tyre

Këta fëmijë kanë mënyrën e tyre të organizimit. Nuk janë rritur me prezencën e të tjerëve në dhomë kështu që vendi i tyre është i tyre dhe asgjë nuk duhet të ndryshohet.

Nuk i pëlqejnë konfliktet

Në këtë rast miti bie poshtë. Jo, fëmijët e vetëm nuk përfshihen në konflikte. Nuk janë mësuar që të grinden në shtëpi me njeri kështu që kjo anë nuk shfaqet as me të tjerët.

Fëmijët e vetëm kanë nevojë për privatësi

Në ditët e sotme është krejtësisht normale që të postohet çdo moment i jetës në rrjetet sociale. Por këta fëmijë kanë tendencë të vlerësojnë privatësinë e tyre dhe kohën kur janë vetëm. Në këtë mënyrë “shkëputen” pak nga kontrolli prindëror.

Gjithashtu lidhja që këta persona kanë me prindërit e tyre bëhet dhe më e ngushtë me kalimin e viteve. Ledri është shumë i lidhur me dy prindërit e tij, Kida po ashtu.

Tayna herë pas here poston në story foto nga drekat/darkat me prindërit e saj.

Në këtë mëyrë fëmijët rriten duke u bërë miku/mikja më e mirë e mamit dhe babit. E ku ka më mirë!/News31.al

Si është të jesh “fëmijë i vetëm” i familjes? Na e tregon shkenca dhe këta personazhe të njohur shqiptarë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format