Si asnjëherë më parë, të famshmit shqiptarë bëhen bashkë për Capital T!


U desh një foto e postuar nga Kapo që fansat e tij të emocionoheshin pa masë dhe rrjeti të “ziente” nga zhurma e dilemës “Çfarë do të ndodhë?”. Ne të News31.al ju treguam se më 19 shtator, Kapo dhe stafi i organizatorëve të eventit, kompania Connext, do të sjellin në Tiranë një koncert të përmasave të mëdha, me kryefjalë Capital T dhe muzikën e tij njësoj siç bëjnë këngëtarët më në zë në botë.

Megjithatë, ndonëse ky lajm erdhi surprizë për të gjithë, ajo që na surprizoi edhe më tepër ishte padyshim suporti i kolegëve të Kapos dhe personazheve të tjerë të famshëm shqiptarë që nuk kanë ngurruar të postojnë posterin e koncertit të reperit duke shprehur fjalët më të ngrohta.

Emina Cunmulaj ka treguar se do të fluturojë nga SHBA vetëm për këtë koncert, Ledri Vula ka njoftuar gjithë ndjekësit e tij që të jenë të pranishëm, Alban Skënderaj ka shkruar se koncerti do të jetë si asnjë event organizuar më parë ndërkohë që Elvana Gjata po mat minutat deri në 19 shtator. Postimet e tyre dhe te disa kolegëve të tjerë i gjeni më poshtë:

Siç është edhe ajo shprehja shqiptare që i përshtatet më së miri Kapos, “Trim i mirë me shokë shumë” merr kuptim në këtë rast edhe pse jemi të bindur që ai ka ditur si të krijojë raporte të mira dhe solide më të gjithë ndaj dhe merr mbrapsh gjithë këtë suport sot.

A mund të vijë më shpejt 19 shtatori? Ne, si të gjithë, mezi po presim! /News31.al


Si asnjëherë më parë, të famshmit shqiptarë bëhen bashkë për Capital T!

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format