Shqipëria në ‘listën e verdhë’ të Malit të Zi, kusht për udhëtarët dy teste të Covid-19


Si pasojë e pandemisë, edhe vendet e Ballkanit nisën mbylljen e kufijve me të tjera shtete fqinje. Por, Mali i Zi duket se po e risheh vendimin nisur nga situata aktuale në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Qeveria malazeze ka bërë me dije se Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina do të futen në ‘listën e verdhë’ të rrezikshmërisë nga Covid-19. I njejti vendim vlen edhe për Izraelin, Libanin dhe Singaporin në lidhje me kufijtë e Malit të Zi. Megjithatë, udhëtarëve që vijnë nga vendet e lartpërmendura, do t’i kërkohet testi i Covid-19, jo më i vjetër se 72 orë.

Mali i Zi ka njoftuar se do të vlejnë si testi PCR, ashtu edhe ai serologjik si kusht për të kaluar kufirin. Testi i parë përcakton nëse virusi është ose jo aktiv, ndërsa i dyti tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus. Do të lejohet hyrja pa test për udhëtarët nga nga Rusia, Ukraina, Kanadaja, Azerbajxhani, Bjellorusia dhe Zimbabveja.


Shqipëria në ‘listën e verdhë’ të Malit të Zi, kusht për udhëtarët dy teste të Covid-19

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in