Shpikja që na duhet! Testohet sistemi izraelit që parashikon tërmetin 4 orë para goditjes


Sistemi që mund të zbulojë tërmetet 4 orë para se ata bien mund të na shpëtojë nga fatkeqësitë natyrore.

Universiteti Politeknik i Bukureshtit (UPB) do të testojë një sistem që mund të jetë në gjendje të zbulojë nivelin, intensitetin dhe vendndodhjen e përafërt të një tërmeti dhe do të testohet në rajonin Vrancea të Rumanisë.

Sistemet më të përparuara të zbulimit të tërmetit, të përdorura aktualisht në Amerikë dhe Japoni, janë në gjendje të lëshojnë alarmet 2-3 minuta para se të ndodhë tërmeti.

Sistemi, i cili është zhvilluar nga ndërmarrja izraelite “Ionoterra”, është ende në fazën e konceptit, pas testeve fillestare të kryera në Turqi dhe Greqi, me një shkallë të lartë suksesi.

Në fazën tjetër, sistemi do të testohet në rajonin Vrancea të Rumanisë, një nga zonat më aktive sizmike në Evropë./News31.al

Shpikja që na duhet! Testohet sistemi izraelit që parashikon tërmetin 4 orë para goditjes

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format