Shpërthimi në Beirut, jep dorëheqjen qeveria e Libanit


Pas shpërthimit të 4 gushtit që tronditi Beirut-in dhe protestave të qytetarëve në rrugët e kryqytetit për ditë me rradhë, qeveria në Liban ka dhënë dorëheqjen. Më herët kishin dhënë dorëheqjen ministri i Mjedisit, Damianos Kattar, ministrja e Informacionit Manal Abdel Samad dhe 6 deputetë. Po ashtu edhe ambasadorja e Libanit në Jordani dhe disa diplomatë të tjerë. Ata dolën kundër qeverisë së Hassan Diabit dhe thanë se nuk do jenë pjesë e korrupsionit.
Protestat e dhunshme në Beirut nisën pas shpërthimit të 4 gushtit, ku humbën jetën të paktën 160 persona dhe u lënduan mijëra të tjera. Sic mund ta dini, shpërthimi ndodhi në portin e qytetit, në një depozitë nitrati amoni që mbante më shumë se 2500 tonë nga substanca e rrezikshme që përdoret edhe për bomba.Sipas raportimeve, më shumë se 300 mijë persona kanë mbetur pa shtëpi dhe thuajse 50% e godinave në Beirut kanë pësuar dëmtime pas shpërthimit tragjik.

Kostot ekonomike të kësaj tragjedie mendohet të arrijnë te 5 miliardë dollarë, duke çuar në prag të falimentimit Libanin, një shtet që ishte në vështirësi ekonomike edhe para tragjedisë, me protesta të shumta që po zhvilloheshin në të gjithë vendin.

/News31.al

Burimi: CNN

 


Shpërthimi në Beirut, jep dorëheqjen qeveria e Libanit

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in