“Shpërblehet” Kosova, 3 skuadra në kompeticionet e UEFA-s


Vetëm 3 vite pas pranimit të Kosovës në “UEFA”, Federata e Futbollit të Kosovës ka dhënë një tjetër lajm pozitiv për futbollin kosovar. Numri i skuadrave pjesëmarrëse në kompeticionet e qeverisë së futbollit europian do të shkojë në 3, nga dy që ishte deri më sot.

Sipas skemës së re, ekipi kampion i Kosovës do të luajë në kualifikueset e “Champions League”, ndërsa ekipi nënkampion dhe ai fitues i Kupës së Republikës së Kosovës do të luajnë në kualifikueset e Europa League.

Edhe pse realisht ende nuk është arritur koefiçenti i kërkuar për më shumë skuadra pjesëmarrëse, pas takimit të sotëm që presidenti Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Salihu patën me përfaqësuesit e UEFA-s, këta të fundit kanë pranuar që ta shpërblejnë FFK-në me një klub më shumë në garat evropiane. Që nga edicioni i ardhshëm, nga kampionati i Kosovës do ta sigurojnë pjesëmarrjen në garat europiane kampioni, nënkampioni dhe fituesi i Kupës” thuhet ndër të tjera në njoftimin e FFK-së.


“Shpërblehet” Kosova, 3 skuadra në kompeticionet e UEFA-s

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format