Florjan Binaj na tregoi shembullin më të mirë të jetës në komunitet


Mes vrullit të jetës së përditshme, shpesh na ndodh të harrojmë se jeta në komunitet ka dhe detyrat e saj. Përtej të pasurit marrëdhënie të mira me fqinjët, pagesat e detyrimeve etj. ka diçka që duhet ta bëjmë më shpesh: pastrimi i lagjes dhe ambienteve të përbashkëta.

Dhe këtë na e rikujtoi me shembullin e tij të mirë të qytetarisë, Florjan Binaj. Ai ka treguar nëpërmjet një fotoje, se çdo vit bën një pastrim të lagjes së bashku me fqinjin e tij: “Pastrimi i përvitshëm me Gëzimin. Mbaje lagjen pastër!”

Florjani është një ndër ato personazhë gjithmonë të ndjeshëm për ruajtjen e mjedisit, dhe kjo nuk është hera e parë që bën thirrje për t’u kujdesur për vendin tonë. Dhe në fakt, duhet kaq pak për të bërë diferencën dhe për të treguar një shembull qytetarie. Bllokoni një ditë në fundjavë për të mbajtur pastër ambientet ku çdo ditë jetoni apo punoni. /News31.al


Florjan Binaj na tregoi shembullin më të mirë të jetës në komunitet

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in