Shakira vjen në Kosovë?


Behgjet Pacolli Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim zyrtar me Kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin, ku kanë diskutuar për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Pacolli ka bërë të ditur se ka bashkëbiseduar me Bahtirin për të realizuar një ceremoni të veçantë për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë, shkruan Prive.

Më tej ai ka theksuar se është propozuar që në këtë ceremoni të jetë e ftuar një këngëtare amerikane për të performuar.

Burime të ministrisë përkatëse për Klan Kosova thanë se këngëtarja e cila pritet të performojë në hapjen zyrtare të Urës së Ibrit, është Shakira.

Sipas ministrit të Jashtëm Pacolli, këngëtarja e cila do të performojë në ceremoninë e hapjes së Urës së Ibrit, do ta mbahet mend edhe më gjatë pasi për të ka dhe një propozim tjetër:

”Hapja do të bëhet me një ceremoni të veçantë, ku do të performoj edhe një këngëtare amerikane, emrin e së cilës do të propozojmë që ta mbaj Ura e Ibrit”, ka theksuar Pacolli në llogarinë e tij të Facebook-ut.


Shakira vjen në Kosovë?

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in