Sfida në “TikTok”/ 21-vjeçari rezulton pozitiv me Covid-19 pasi lëpiu WC publike


Një sfidë e re, aspak e zakontë ka nisur në “TikTok” nga një përdoruese e rrjetit, e cila deklaroi: “U lodha nga korona që po merr më shumë vëmendje se mua. E famshmja e vërtetë jam UNË”. Nën këtë “moto”, vajza publikoi e para videon ku shihej duke lëpirë ulësen e një tualeti publik.

Nisur nga kjo sfidë, e njohur ndryshe si “coronavirus challenge”, një 21-vjeçar bëri të njejtin veprim, pasojat e së cilit po i vuan pak kohë pas publikimit të videos. Djali në fjalë ndodhet aktualisht në një spital në Amerikë, pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Sfida është kritikuar nga të tjerë përdorues të “TikTok”, si dhe nga ekspertët e shëndetësisë. Një veprim i tillë është cilësuar si “papërgjeshmëri e lartë” nga ata të cilët kanë hasur videot që po qarkullojnë aktualisht në rrjet. /News31.al

Sfida në “TikTok”/ 21-vjeçari rezulton pozitiv me Covid-19 pasi lëpiu WC publike

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format