Sezoni i ri televiziv për Top Channel dhe Tv Klan: Cili do të ketë programacionin më të pasur?


Jemi në shtator dhe përveç faktit që rutina jonë normalizohet dhe gjithçka i rikthehet të zakonshmes, televizionet janë ato që në fakt këtë muaj të vitit kanë dhe sfidat më të mëdha sepse një sezon i ri televiziv përkthehet ndryshe në: shumë pritshmëri nga publiku për çfarë do të servirë ekrani përgjatë gjithë muajve. Në Shqipëri, sfidën më të fortë edhe për këtë shtator e kanë sigurisht Top Channel dhe Tv Klan, të cilët garën me njëri tjetrin e kanë përkthyer në më shumë punë për tu përmirësuar.

Kohët e fundit është vënë re se publiku nuk ka kuriozitet vetëm për programacionin e këtyre televizioneve të mëdha por ka shfaqur një kuriozitet të veçantë edhe ndaj matësve të audiencës, për të pasur një ide më konkrete se cili televizion shihet më tepër. Megjithatë kjo është një praktikë që shoqërohet me skepticizëm pasi një pjesë e mirë e njerëzve kanë dilema rreth objektivitetit dhe saktësisë së këtyre matësve. Në këto rrethana është më mirë që krahasimi midis televizioneve të bëhet në bazë të numrit të programeve, cilësisë së tyre dhe risive që televizionet sjellin në sezonin e ri.

Thënë këtë me një përllogaritje rezulton se Top Channel e nis sezonin e ri me 31 programe ndërkohë Tv Klan e nis me 17 të tilla. Vlen për tu theksuar se Top Channel kryeson listën e programacionit me emisione që kërkojnë investim të lartë dhe mjaft inovacion siç është patenta e “Hell’s Kitchen”, “The Voice” apo programet si “Shiko kush luan”, “Dua të të bëj të lumtur”, “Proçesi Sportiv”, “Në shtëpinë tonë”, “Pop Culture”, “Portokalli” të cilat në vazhdimësi kanë ndryshime në përmbajtje dhe strukturë, ç’ka i sjell më interesante tek publiku ndërkohë që Tv Klan edhe këtë sezon ka mbetur besnik i programeve që transmetohen aty prej disa vitesh siç janë: “E diela shqiptare”, “Rudina”, “Opinion”, “Zonë e lirë”.

Sigurisht, publiku tashmë e ka krijuar një ide përsa i përket programeve të preferuara në të dyja televizionet, Top Channel dhe Tv Klan megjithatë me nisjen e këtij sezoni  mund të themi se Top Channel vjen me një numër më të lartë prodhimesh televizive dhe me ide më origjinale përsa i përket programacionit.

Mbetet për tu parë në vijimësi sesi publiku do ti vlerësojë të dyja televizionet teksa konkurrenca mes tyre mbetet gjithësesi pozitive pasi e ndihmon cilësinë e televizioneve shqiptare veçse të rritet vit pas viti. /News31.al

 


Sezoni i ri televiziv për Top Channel dhe Tv Klan: Cili do të ketë programacionin më të pasur?

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format