Netflix zbulon aktorët e rinj të La Casa De Papel dhe fatin e serialit pas sezonit të pestë


Serialit më të ndjekur spanjoll La Casa De Papel, ose sic njihet ndryshe, Money Heist, po i vjen fundi. Ditën e djeshme Netflix ka njoftuar se sezoni i pestë do të jetë gjithashtu i fundit i sensacionit botëror.

Producenti ekzekutiv Alex Pina ka treguar për punën e bërë, për të sjellë fabulën e duhur:

“Kemi kaluar thuajse një vit duke menduar si të ndajmë bandën. Si të vendosim Profesorin drejt dorëzimit. Si të futemi në situata që janë të pakthyeshme për shumë personazhe. Rezultati është pjesa e pestë e La Casa de Papel. Lufta arrin nivelet e saj më ekstreme dhe të pamëshirshme, por është njëkohësisht sezoni më epik dhe emocionues.”

 

Sezoni i fundit do të ketë 10 episode dhe prodhimi do të nisë më 3 Gusht dhe do të filmohet në Spanjë, Danimarkë dhe Portugali. Gjithashtu do të ketë dhe personazhë të rinj që do të luhen nga aktorët Miguel Angel Silvestre dhe Patrick Criado. /News31.al


Netflix zbulon aktorët e rinj të La Casa De Papel dhe fatin e serialit pas sezonit të pestë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in