Sabri Fejzullahu i penduar që akuzoi Flori Mumajesin për blerje klikimesh: “Jam 73 vjeç, e ngatërrova”


Rreth 8 muaj më parë, Sabri Fejzullahu, i ftuar në emisionin “Gjesi” në televizionin kosovar T7 deklaroi se klikimet e tepërta në Youtube janë të pamundura të jenë reale duke përmendur si shembull Flori Mumajesin që sipas tij arrin 3 milion klikime në ditë. 

Video u shpërnda në rrjete sociale duke i shkuar në vesh edhe Florit i cili ktheu dhe përgjigje që mund ta rikujtoni duke e lexuar këtu.

Diskutimi u rikthye edhe njëherë sot teksa Sabri Fejzullahu ishte i ftuar në “E Diell” në Top Channel. Këngëtari i njohur i sqaroi gazetarit Ervin Kurti se nuk ka pranuar ftesat në emisione deri më tani sepse të gjithë e pyesnin për deklaratën e bërë ndaj Florit.

Ndër të tjera Sabriu u shpreh se ka gabuar, emri i Florit nuk ka qenë një nga ato që duhet të rendiste por siç edhe ai tha duke qeshur “Jam 73 vjeç, harroj ndonjëherë dhe gabova”.

Fejzullahu theksoi se marrëdhëniet me Florin i ka shumë të mira dhe është një nga muzikantët që vlerëson më tepër nga brezi i ri. /News31.al


Sabri Fejzullahu i penduar që akuzoi Flori Mumajesin për blerje klikimesh: “Jam 73 vjeç, e ngatërrova”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format