Tentoi të rrëmbente djalin 4-vjeçar, policia arreston autorin


Mbrëmjen e djeshme, një person i paidentifikuar ka tentuar të rrëmbejë një djalë 4-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 në Korçë.

Fëmija gjendej pranë së ëmës në momentin kur personi ka tentuar të rrëmbejë të miturin. Pak metra nga vendi i ngjarjes, autori është kapur nga banorët e lagjes. Ata kanë njoftuar policinë.

Policia ka mbërritur pak minuta pas sinjalizimit. Dyshohet se personi në fjalë vuan nga probleme mendore. Dëshmitarët janë shoqëruar në komisariat për të dhënë detaje mbi ngjarjen.

Policia pritet të japë detaje të tjera lidhur me autorin. /News31.al

Burimi: Opinion


Tentoi të rrëmbente djalin 4-vjeçar, policia arreston autorin

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in