Rregullat “e çmendura” që duhet të ndjekë familja Kardashian gjatë xhirimit të serialit


”Keeping Up With the Kardashians” është prej shumë vitesh një prej serialve më të ndjekur, si në televizion, ashtu edhe online. Kjo është meritë sigurisht e Kris Jenner, e cila është mëndja pas shfaqjes televizive. Ndërkohë që seriali të jep idenë e një “reality”, ku ndodhin ngjarje të vërteta, emocionale dhe të sinqerta të një familje, në fakt protagonistët duhet të ndjekin një mori me rregulla. Po flasim për kontrata të nënshkruara, kërkesa për ndriçim perfekt apo pagesa të majme. Këto janë disa nga rregullat “e çmendura” që pjestarët e familjes duhet të ndjekin.

1.Të gjithë duhet të jenë dakord që Kim të paguhet më shumë. Teknikisht edhe Khloe, tani që Kourtney është larguar nga seriali. Pra Kim dhe Khloe marrin 50-60% të fitimeve të serialit, ndërkohë që të tjerët marrin pjesën që mbetet. Nëse i bie që të dyja ato të ndajnë 50% të fitimeve, atëherë marrin gjysmën e 150 milionë dollarëve, 37.5 milionë dollar secila. Po, po!

2.Të gjithë duhet të firmosin një NDA (Kontratë që nuk të lejon t’i thuash asgjë për familjen publikut apo personave të tjerë.) Nuk dihet shumë se për çfarë nuk lejohen tamam të flasin pjestarët e serialit. Një shembull është Blac Chyna, ish-partnerja e Rob Kardashian. Në mes të dramës së tyre vite me parë, nuk mundi të japë intervista pasi kishte një marrëveshje që nuk ja lejonte të thoshte asgjë për ta. Kris Jenner i mban kontratat tek dera e shtëpisë, që t’i firmosë pothuajse çdokush që hyn.

3.Pjestarët e stafit duhet të veshin mbrojtëse këpucësh kur janë në shtëpinë e familjes Kardashian. Bëhet fjalë për mbrojtëset që veshin doktorët në sallët e kirurgjisë, për të ruajtur higjenën.

4.Kris Jenner bën make-up çdo ditë kur seriali xhirohet. Pra nëse e shihni tek “KUWTK” është gjithmonë e lyer. Përveç kësaj, ajo kërkon që sa herë ka një kamer përpara, të ketë një ndriçim perfekt rrotull. Ndryshe nuk lejon që të xhirohet.

5.Kim po ashtu grimohet çdo ditë kur xhirohet, për dy orë. Ajo thotë se atyre i duhet të dokumentojnë çdo gjë, në çdo moment. Kështu që nëse do të jetë gjithë kohën në kamera, pse të mos duket mirë. Ndërkohë Kris Jenner “detyron” Kylie-n dhe Kendall që të bëjnë thonjtë 1 herë në javë. Gjë që zakonsiht nuk është normale. Por ato janë pjesë e rëndësishme e serialit, kështu që duhet të duken mirë.

6.Dadot e fëmijëve nuk duken kurrë gjatë serialit. Gjë e cila ka të bëjë me ruajtjen e privatësisë së tyre.

7.Familja duhet të xhirojë diku tek 10 deri në 12 orë në ditë. Ndërkohë kamerat janë gjithnjë gati për të xhiruar në çdo moment. Madje që nga 2015 kanë të instaluara edhe kamera në tavane.

8.Kardashians duhet të paguajnë vetë për pushimet e tyre. Këtë e dimë pasi jo rrallë herë gjatë serialit, familjes i është dërguar fatura e ditëve që kanë kaluar në hotele. Edhe nëse e kanë përdorur për të xhiruar serialin. Pra nuk paguan as produksioni dhe sigurisht nuk ka klering.

9.Me fjalë të thjeshta ”Çfarë thotë Kim, ajo bëhet.” Ajo bën më shumë se të gjithë të tjerat rolin e producentes dhe nxit dramën në familje. Është pikërisht Kim që nxit kameramanët të shkojnë në dhomën e dikujt apo në shtëpinë e dikujt tjetër sepse e di që diçka e madhe po ndodh.

10.Kris Jenner mund të marrë kë të dojë që të luajë në serial. Për shembull, rasti i reperit French Montan. Ai ka qenë i dashuri i Khloe dikur dhe u pagua që të ishte tek seriali. Madje u pagua shtrenjtë. Nuk funksionon si në asnjë serial tjetër, ku kujdesen që të ruajnë balancën e parave. Nëse duan dikë e marrin dhe e paguajnë. Ndërkohë pjestarët e stafit gjithashtu paguhen shumë mirë, edhe ata që janë me kohë të pjesshme. Kjo pasi televizioni “E!” e vlerëson shumë punën që bëjnë me Kardashianët.

11.Në serial mund të punojnë vetëm njerëz që familja ka besim. Kjo pasi në shkuarën ka rrjedhur informacion nga pjestarët e stafit. Prandaj tani lejohet të punojnë vetëm njerëz të afërt dhe që mund t’i zësh besë.

12.Në xhirime nuk kapet asnjëherë se si duket shtëpia e familjes Kardashian nga jashtë. Pamja nga jashtë e rezidencës së tyre është e rreme. Për shkak se pjestarët e familjes nuk ndihen të sigurtë nëse nejrëzit e dinë ku jetojnë vërtetë. Ka ndodhur sezonet e para dhe që atëherë nuk e tregojnë më se si duket shtëpia e tyre. Megjithatë nga brenda shtëpia tregohet e gjitha, ashtu siç është në të vërtetë.

Këto ishin vetëm disa prej rregullave të një prej familjeve më të famshme të ekranit. Nëse doni t’i lexoni të gjitha mund të klikoni këtu.

/News31.al


Rregullat “e çmendura” që duhet të ndjekë familja Kardashian gjatë xhirimit të serialit

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in