Rozana Radi tregon 5 këngët e preferuara në “Kënga Magjike 2019” si dhe ka një mesazh për Besën


Mbrëmjen e sotme është nata e parë e kompeticionit “Kënga Magjike 2019”. Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera festivali do ketë një synim tjetër: ndërtimin e një shtëpie që fatkeqësisht u rrënua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ky vit e gjen Rozana Radin si publik i “Kënga Magjike”. Ajo është shprehur se i mungon ajri kur nuk merr pjesë në festival.

Rozana ka publikuar në Instagram top 5 këngët më të mira sipas saj të cilat janë kënduar nga: Besa, Kastro Zizo, Marsela Çibukaj, Eneda Tarifa dhe Fifi.

Ajo madje shpreh keqardhje për tërheqjen nga gara të Besa Kokëdhimës, e cila la në mes pas tragjedisë së tërmetit.

Kjo është Top 5 për mua në “Kënga Magjike” këtë vit. Shije personale muzikore. Të pandikueshme nga askush. Ardit Gjebrea me mungon ajri kur nuk marr pjesë në këtë festival. Suksese të gjithëve!

Më vjen keq që nuk do ta dëgjojmë @besaofficial sonte por e respektoj plotësisht zgjedhjen e saj”.

/News31.al

Rozana Radi tregon 5 këngët e preferuara në “Kënga Magjike 2019” si dhe ka një mesazh për Besën

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format