Ronela Hajati i dedikoi fjalët më të bukura vetes për këtë datëlindje


Sa fantastike mund të jetë që kartolinën më të veçantë për datëlindje ta marrësh nga vetja? Eh, për eksperienca kaq ‘cool’ mund të drejtoheni vetëm tek Ronela Hajati.

Këngëtarja feston sot ditën speciale dhe para se rrjeti të mbushej me urime për të, Ronela është siguruar t’i dedikojë disa fjalë vetes. Ajo ka ndarë disa foto nga fëmijëria, që siç thekson edhe vetë Hajati, tregojnë se premisat për t’u bërë ajo që është sot kanë ardhur që në vitet e para të jetës. “Gëzuar ditëlindjen, Ronel! Ti që ke qenë gjithmonë e qeshur, qejflie, një hap para, që e do jetën pafund, që e do jetën pafund, që do njerëzit me gjithë shpirt, muzikën, dashurinë, pozitivitetin! Kam punuar për këtë ditë prandaj po uroj veten! Të dua shumë, Ron!”, ka shkruar Ronela në Instagram.

Ok, pas kësaj e morëm një vendim: në datëlindjen e radhës, do përgatisim kartolinë një natë para dhe në orën 00:00 do t’ia lexojmë vetes. Edhe ne të duam Ron dhe të urojmë GËZUAR DATËLINDJEN me gjithë dashurinë dhe pozitivitetin që të karakterizon! /News31.al


Ronela Hajati i dedikoi fjalët më të bukura vetes për këtë datëlindje

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in