Kjo periudhë ka qënë shumë e ngjeshur për këngëtaren Ronela Hajati pasi ka publikuar tre projekte të njëpasnjëshme muzikore “Çohu”, “Dilema” dhe “Lage”. Duket se ajo nuk do e lërë me kaq, pasi ka në plan gjëra të mëdha për të ardhmen.
Ditën e sotme ajo ka zbuluar një ndër dëshirat e saj më të mëdha është realizimi i një koncerti recital.
Këtë dëshirë të sajën artistja e ka treguar në Instastoryn e saj ku shkruan :
“Mendoj se ka ardhur koha të bëj një koncert recital… Kam aq shumë këngë që dua t’i risjell! Dua të bëj një shfaqje siç askush tjetër nuk e ka bërë, çdo gjë ‘live’, shumë kërcimtarë, një skenë e madhe, drita! Kam kaq shumë ide që nëse i realizoj siç dua, do të jetë një projekt 1-vjeçar mendoj. Nëse duam të bëjmë diferencën”.
Na mbetet të presim për finalizimin e këtij projekti!/News31.al