Roland Hysi risjell në Shqipëri “Special Olympics Albania”, një projekt kushtuar personave me aftësi të kufizuara


Prej më shumë se dy vitesh, në vendin tonë çdo ditë me tepër po merr jetë një projekt i rëndësishëm sportiv i quajtur “Program of Special Olympics Albania (SOA)”. Ky organizim synon të ndihmojë dhe integrojë në shoqëri dhe në aktivitete sportive, të gjithë individët me aftësi të kufizuara.

“SOA” është zyrtarisht pjesë e projektit global “Special Omypics” dhe kjo falë një pune kolosale dhe përkushtimi të palodhur nga stafi. Drejtor i këtij projekti në vendin tonë është artisti i njohur i grupit “West side Family”, Roland Hysi.

“Qëllimi lëvizjes është të sigurojë në mënyrë të qëndrueshme, por edhe të vazhdueshme, trajnime sportive dhe gara atletike të llojit Olimpik gjatë gjithë vitit në shumëllojshmëri sportesh për personat me aftësi të kufizuara/ndryshe intelektuale. SOA ka nevojë për mbështetjen e qeverisë qendrore e lokale, institucioneve, bizneseve, organizatave dhe individëve të ndryshëm në komunitet, në mënyrë që të këtë zhvillim të qëndrueshëm e të shtrihet në të gjithë Shqipërinë”, është shprehur Landi në një pronocnim për “Koha Jonë”.

Falë pasionit të garuesve dhe punës së palodhmshme të stafit, Shqipëria ka nisur të japë rezultatet e psra në këtë projekt. Në lojërat olimpike speciale botërore vendi ynë u përfaqësua denjësisht nga sportistët Gersi Troka, në disiplinën e notit dhe Lulëzim Koçi në disiplinën Atletikë, të cilët arritën rezultate mjaft pozitive.

“Special Olympics” është një nga organizatat më të njohura botërore për personat me aftësi të kufizuara e themeluar nga Eunice Kennedy Shriver, motra e Presidentit amerikan John Kennedy. Në një vit organizohen më shumë 100 mijë aktivitete dhe jesë e kësaj organizate janë më shumë se 172 vende dhe historia e saj nis në vitin 1968./News31


Roland Hysi risjell në Shqipëri “Special Olympics Albania”, një projekt kushtuar personave me aftësi të kufizuara

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format