Rita dhe Tayna e cilësojnë veten si “kosovare” jo si “shqiptare” e kjo u bë shkak për një super debat në rrjet


Fillimisht, fjala ‘kosovar/e’ nuk është përdorur, të paktën jo mediatikisht sepse është shoqëruar gjithmonë me një konotacion negativ. Përceptimi ka qenë i tillë “kosovar/e = jo shqiptar/e” ndaj shpesh në referim përdoret ‘shqiptarët e Kosovës’.

Në fakt në shumicën e rasteve kanë qenë pikërisht shqiptarët e Kosovës që janë ndjerë të ofenduar nga etiketimi si “kosovarë” pasi kjo ngjante si përjashtuese. Megjithatë, me kalimin e kohës dhe me konsolidimin e shtetit të Kosovës tërësisht të pavarur duket se edhe shtetasit atje po e preferojnë të quhen “kosovarë”.

Një debat i zjarrtë lidhur me këtë ka nisur në Instagramin e Dafina Zeqirit. Ka qenë ajo e cila ka postuar komplimentat e Rita Orës ndaj saj dhe Taynas për këngën “Bye Bye”. Rita Ora, në rrëfimin e saj, i quajti vajzat “Kosovan women” (vajza kosovare) dhe më pas, u përforcua nga komenti i Taynës e cila gjithashtu përdori këtë term.

Ndjekësit ia nisën menjëherë debatit lidhur me këtë teksa ishin të shumtë komentuesit nga Shqipëria të cilët shkruanin se termi ‘kosovare’ është përjashtues për ta dhe se nuk duhet të largohen nga përkatësia shqiptare sapo marrin famë.

Disa prej komenteve janë këto:

Ndërkohë nëse jeni kuriozë se si vazhdojnë mendimet e gjithsecilit, shkoni në profilin e Dafinës për të lexuar qindra komentet që po ‘vërshojnë’ atje dhe që sigurisht, siç ndodh e kanë humbur fokusin e bisedës dhe ofendimet ndaj njëri tjetrit kanë zënë vendin e arsyetimit konstruktiv. /News31.al


Rita dhe Tayna e cilësojnë veten si “kosovare” jo si “shqiptare” e kjo u bë shkak për një super debat në rrjet

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format