Risitë dhe detajet që duhet të dini për përrallën që do të realizojë “Frida, Xhoi & Xhei” Fashion Show


Meqenëse jemi të sigurtë se datën e keni ruajtur dhe mezi prisni të prekni nga afër se çfarë “Frida, Xhoi & Xhei” kanë përgatitur për të gjithë publikun dhe në veçanti për ata që janë të apasionuar pas të bukurës, vendosëm t’ju zbulojmë sot disa detaje shumë interesante nga show i madh i modës që do të mbahet me 18 dhjetor.

Sfilata e “Frida, Xhoi & Xhei” do të hapë ekskluzivisht për herë të parë dyert e “Amadues Palace, Beautiful Hill” i cili është një ambient nga më të bukurit në Shqipëri. Në “Amadeus Palace”, arkitektura është ajo që bie në sy menjëherë pasi është një bashkim i detajeve të antikitetit me shijen e mbretërores. Mund ta imagjinoni tani kombinimin perfekt që do të ketë kur modelet e njohura të sfilojnë të veshura me “Frida, Xhoi & Xhei” dhe gjithë kujdesin që e zonja e shtëpisë, Frida, do të ketë për të ruajtur linjën e madhështores edhe në këtë fashion show. Pas përfundimit të sfilatës, “Amadeus Palace” do të mbyllë sërish dyert për të përfunduar të gjitha punimet dhe besojmë fort se sfilata do të jetë një ogur i mirë për të, për të mikpritur më vonë edhe evente të tjera të këtij kalibri.

 

View this post on Instagram

 

“Frida, Xhoi & Xhei” Fashion Show! 18 Dhjetor, 2019 ❤ Amadeus Palace Beautiful Hill @ermir_begeja 🎬📽

A post shared by Frida Xhoi Xhei (@frida_xhoi_xhei) on

Dhe meqenëse ju folëm për modele të njohura të cilat do të bëhen pjesë e sfilatës për të veshur koleksionin e ri të fustaneve, atë të vitit 2020, News31.al ka siguruar emrat e vajzave protagoniste të mbrëmjes. Disa nga modelet e “Frida, Xhoi & Xhei Fashion Show” do të jenë: Endi Demneri, Nevina Shtylla, Megi Luka, Dorina Gegici, Orjola Marashi, Kristina Baki, Sindi Marina (Miss Universe Albania, e renditur e 11-ta ne Miss Universe 2019) etj. Me finesën dhe profesionalizmin e tyre, me siguri fustanet e “Frida, Xhoi & Xhei” do të ndrijnë edhe më shumë!

Ndërkohë surpriza e mbrëmjes do të jenë padyshim fëmijët. Jo vetëm vajzat e lartpërmendura do të kenë mundësinë të sfilojnë duke bërë atë që dinë të bëjnë më mirë por edhe disa fëmijë që na kanë fituar zemrën nëpërmjet Instagramit apo ekranit dhe tashmë do të kemi kënaqësinë t’i shohim sesi bëhen pjesë e fushës së modës. Këtë mundësi jua jep këtë herë “Frida, Xhoi & Xhei” që ka menduar padyshim për fëmijët veshjet më të veçanta dhe mënyrën më të bukur për t’i prezantuar në skenë, sidomos kur mendon se vajzat që në moshë të vogël e ëndërrojnë fustanin e bardhë. Jemi të bindur se ky do të jetë edhe momenti më emocionues i 18 dhjetorit, teksa shohim ëndrrën me fustan të bardhë të prezantohet që në vegjëli e deri në momentin vendimtar të altarit ku thuhet “Po”.

Me çka ju zbuluam më sipër, të jeni sërish të sigurtë se asgjë nuk përfundon me kaq! “Frida, Xhoi & Xhei” Fashion Show do të vendosë një tjetër standard në sfilatat e këtij lloji në Shqipëri. Njësoj siç ky ‘brand’ tashmë ka sjellë ndryshimin në fustanet e nusërisë dhe eventeve në Shqipëri e me gjerë, ashtu do të ndodhë edhe me organizimin e 20 vjetorit të “Frida, Xhoi & Xhei Fashion Show”. Pesë ditë ikin shpejtë që të vijë 18 dhjetori! Ne mezi po presim të bëhemi pjesë e përrallës…/News31.al

Risitë dhe detajet që duhet të dini për përrallën që do të realizojë “Frida, Xhoi & Xhei” Fashion Show

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format