Dikur u përfol për fustanin madhështor, sot Rihanna tregon: “Ndihesha si një kloun”


Në ka një personazh të njohur që dallohet për stilin në të veshur, ajo është Rihanna. Këngëtarja është renditur gjithnjë në listën e “të veshurave më mirë” në evente kryesore, por mesa duket ajo nuk ndihet njësoj për këtë fakt.

Ditën e sotmë, gjatë një interviste për Access, ajo ka rrëfyer një episod nga eventi i Met Gala 2015. Tematika e atij viti ka qenë “China: Through The Looking Glass” dhe Rihanna u shfaq me fustanin madhështor të stilistit kinez Guo Pei.

Këngëtarja, tashmë edhe sipërmarrëse, ka shpjeguar se ka qenë një mbrëmje stresuese për të pasi sipas saj, veshja ishte e tepruar:

“Atë natë, ishte sikur të na duhej të bënim koreografinë si të hynim dhe të dilnim nga makina, kush qëndron te dera, ku të vendosim xhaketën, ku të ulem. Mbaj mend që u frikësova shumë teksa duhet të dilja nga makina sepse ndihesha sikur po e teproja. Po kalonim krahë tapetit të kuq dhe po shihja veshjet dhe mendova “Oh Zot, unë jam një kloun. Njerëzit do qeshin me mua. Kjo është më shumë sesa duhet.” E mendova vërtetë. I ramë tre herë rrotull, pa shaka, dhe si përfundim thjesht mendova “Gjithsesi, le të shkojmë. Thjesht të shkojmë.” Por nuk pendohem.”

Dhe mbi të gjitha, ajo do ta mbajë mend atë natë dhe nga diçka tjetër: meme-t me vezën e skuqur që u frymëzuan nga veshja e saj.

/News31.al


Dikur u përfol për fustanin madhështor, sot Rihanna tregon: “Ndihesha si një kloun”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in