(RECETË) Kjo tartë me luleshtrydhe do të kthehet në të preferuarën e familjes tuaj


Gjatë ditëve të izolimit, me siguri jeni fokusuar jo pak tek gatimi. Ardhja e pranverës kërkon shije të reja, ndaj ne sot ndajmë me ju recetë e tartës me luleshtrydhe, që do të bëjë gjithë familjen t’ju falenderojë.

Tartë me Luleshtrydhe

Peta:
2 te verdha vezësh
5 lugë gjelle sheqer kaf
1 filxhan kafeje ujë
Pak kripë
E rrahim masën mire derisa të njëtrajtësohen kokrrizat e sheqerit dhe e lemë anash.
250gr miell
125 gr gjalp i ftohtë
I bashkojmë mirë me duar dhe shtojmë masën e lëngshme. Formojmë mirë brumin dhe e vendosim 30 minuta në frigorifer. E marrim dhe e hapim me petës dhe e vendosim me shumë kujdes ne tavë që mos të hapet. Pjesën e mbetur të brumit mund ta përdorni për biskota. Shtrojmë një letër kuzhine sipër petës. Shtoni gurë të vegjel për pjekjen e petëve ose fasule. 25 minuta në 180•C
Largoni fasulet dhe letrën e kuzhinës dhe lëreni anash.

Kremi:
250 ml qumësht
1 degë vanilje ose extract
I përziejmë mirë, i kalojmë në zierje dhe i lemë anash.
1 kokërr vezë
3 lugë gjellë sheqer kaf
5 lugë gjellë miell
Perziejmë masën mirë dhe shtojmë qumështin e zier me vanilje. E rrahim mirë dhe masën e kalojmë sërish në tenxhere. E vendosim në ngrohje deri në trashjen e kremit. Kur të jetë formuar krem i lidhur e kalojmë masën sipër petës së pjekur. Lëreni 5 minuta.
Shtoni luleshtrydhe sipas formës dhe sasisë që dëshironi. Shtoni fletë bajamesh dhe çokollatën tuaj të preferuar. Unë zgjodha “Lindt” me qumësht. Vendoseni në frigorifer.

Marrë nga: renamour_fait_avec_amour


(RECETË) Kjo tartë me luleshtrydhe do të kthehet në të preferuarën e familjes tuaj

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in