“Receta për 5 minuta” do të promovohet në shtëpinë e Arbanës dhe ne ju tregojmë disa detaje


Vetëm pak ditë na ndajnë nga Panairi i Librit në Tiranë ku siç e dini do të shitet edhe libri i ri i gatimit i moderatores Arbana Osmani, “Receta për 5 minuta” – një pjesë prej të cilave na i ka zbuluar edhe me anë të Story-ve në Instagram këto kohë.

Nëse menduat se do të kishte një promovim të këndshëm libri i ri i Arbanës, patët të drejtë. Në një mënyrë shumë origjinale, Arbana ka vendosur të mbledhë sot në darkë në shtëpinë e saj plot 30 persona – me siguri më të dashurit e saj – duke i gatuar të gjitha recetat e librit për ta.

Moderatorja e ka marrë shumë seriozisht mbrëmjen e sotme sepse ka organizuar edhe zbukurimin e tavolinës dhe shtëpisë që kanë nisur punimet që në mëngjes.

Më poshtë gjeni disa pamje:

“Dita ime speciale, duke gatuar per 30 veta” – shkruan Arbana dhe ne jemi në pritje të tjera momenteve nga kjo darkë e këndshme. /News31.al


“Receta për 5 minuta” do të promovohet në shtëpinë e Arbanës dhe ne ju tregojmë disa detaje

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format