Reagimi i Ronela Hajatit për rihapjen e konfliktit me Samantën nuk është aspak ai që prisnim


Duket se emisioni “Shiko kush Luan” veç argëtimit dhe intervistave shumë “cool” me personazhet më në zë të momentit, ka shërbyer edhe si urë lidhëse për të sqaruar disa çështje mes personazheve të njohur apo për të thënë gjëra që nuk kanë mundur t’i rrëfejnë më parë.

Kështu ndodhi me trekëndëshin e konfliktit Samanta-Ronela-Zerka. Si fillim ishte Zerka i ftuar në emision i cili bëri një deklaratë të fortë ndaj Samantës (e lexoni këtu), më pas po e ftuar në “Shiko kush Luan”, Samanta gjeti një rast për të kthyer përgjigje (e lexoni këtu) dhe këtë të shtunë ishte radha e Ronelës për të thënë të sajën.

Në lojën me ‘kabina’ këngëtares iu bë drejtpërdrejtë pyetja: “A u mërzite nga reagimi i Samantës për lojën me Paint Ball të Zerkës dhe çfarë mendon në lidhje me këtë konflikt të ri që lindi?

Ma keni bërë Samantën si dashnore. Ajo që ka ndodhur mund të quhet totalisht një budallallëk, ajo është një gocë e mirë dhe unë i uroj të ketë shumë fat, nuk e di çfarë ka ndodhur tamam realisht por duhet harruar çdo gjë” – është shprehur Ronela duke habitur të gjithë ata që prisnin një reagim më të ashpër nga këngëtarja lidhur me këtë situatë. Ndoshta kështu mori fund një herë e mirë ky konflikt./News31.al

Reagimi i Ronela Hajatit për rihapjen e konfliktit me Samantën nuk është aspak ai që prisnim

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format