Rama paralajmëron ndërtuesit: “Riparoni muret përndryshe do t’ju çoj unë në ndjekje penale”


Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar një takim urgjent me ndërtuesit në Durrës.

Rama tha se ndërtuesit duhet të nisin urgjent punë, të ngrenë kantierët, pasi përndryshe ndaj tyre do të ketë masa të ashpra. Ai shtoi se qeveria nuk arreston njeri, por se ndërtuesit duhet të rregullojnë gjithçka të shkatërruar tashmë.

Gjithashtu para kamerave ai ka folur në lidhje me ndërtuesit të cilëve u janë prishur pallatet që ata i kanë bërë dhe banorët kanë mbetur pa shtëpia.

Ai është shprehur se këta ndërtues duhet që të dëmshpërblejnë të prekur, ose në të kundërt do të jetë ai që do ti çojë në prokurori.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Të riparohen ato mure menjëherë për ndryshe ata do ti çoj unë në ndjekje penale, do jem unë dëshmitar. Qeveria ka për detyrë që të kthejë nëpër shtëpia njerëzit me çdo kusht.

Ne do ti çojmë ata në ndjekje penale, unë i kam thënë prokurores së Përgjithshme që nuk ka hetim më të lehtë se ky, merr lejen e ndërtimit merr dhe faktet. Lejet e ekzekutuara jashtë lejes janë të dënueshme, dhe do shikohet kush e ka dhënë leje për ta futur në hipoteke.

Unë dua thjesht dhe vetëm që këtu të jemi të vërtetë dhe të drejtë. Ne garantojmë që këta njerëz që mund të kthehen shpejt, janë ata që i kanë pallatet e dëmtuar jo rëndë. Njerëzit që nuk kthehen dot shpejt i kemi çuar në apartamente me qira dhe hotele ku qiranë do jua paguajmë ne.”

Rama paralajmëron ndërtuesit: “Riparoni muret përndryshe do t’ju çoj unë në ndjekje penale”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format