Kryeministri Rama tejet i prekur nga humbja e së ëmës: “Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më”


Një ditë më parë, kryeministri Rama bëri të ditur lajmin e trishtë se nëna e tij, Aneta Rama, ishte ndarë nga jeta. Dhimbja e një humbjeje të tillë nuk është asnjëherë e lehtë dhe pak më parë, ai i ka dedikuar disa rreshta krahë një fotoje nga fëmijëria.

“Mund të derdhësh lot pse iku
Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi
Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet
Ose mund t’i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë
Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më
Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me të
Mund t’ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen
Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të
Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj
Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të
Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota
Ose mund të bësh atë që nëna do të donte:
Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara…”

 

Më pas, Rama ju drejtua të gjithë atyre që kishin shprehur ngushëllimet dhe i rikujtoi t’i gëzohen sa më shumë nënës, yllit të shtëpisë.

“Edhe në emër familjes sonë lejomëni t’ju falenderoj përulësisht, për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëllueshëm.
Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t’ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t’i kenë nënat sa malet dhe t’i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurueshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit.”

/News31.al


Kryeministri Rama tejet i prekur nga humbja e së ëmës: “Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in