Pushimet e ëndrrave nuk do t’i shoh më vetëm në Instagram. Portofoli im po “buzëqesh” tani!


Zyrtarisht verë! Temperaturat janë rritur, sezoni i plazhit është hapur, pushimet nga puna po afrojnë, netët zgjaten më tepër dhe mbi të gjitha, më në fund kemi më tepër kohë të “rikarikojmë” energjitë për një shtator që na kthen tek rutina dhe detyrat e përditshme. Kështu ngjan panoramë perfekte, njësoj ishte edhe në mendjen timderi përpara pak ditësh kur u kujtova se përveç gjithë të mirave që sjell vera, …këto kënaqësi a detyrime, vijnë edhe me një faturë në xhepin tim!

Po i ndaj edhe me ju shpenzimet që të ma kuptoni siç duhet “hallin”, sepse jam e bindur që nuk jam e vetmja që bëj të tilla llogari sa herë jam në prag të shpenzmit të një shume të konsiderueshme nga kursimet e mia. Më duhet të bëj një pagesë në shkollën e vajzës për vitin e ardhshëm shkollor (ju e dini rregullin, në qershor paguhet regjistrimi për vitin e ardhshëm), më duhet të paguaj agjensinë turistike për një javë pushime jashtë vendit për të gjithë familjen time (jemi 4 persona), duhet të modifikoj patjetër dhomën e vajzave duke e rimodeluar që shtatori t’i gjejë me një vend më komod ku mund të ulen dhe të bëjnë detyrat e shtëpisë, motra e bashkëshortit tim bën dasmën në gusht (dhe ju e dini, përveç qejfit, dasmat e afërta në familje të harxhojnë edhe para…) si dhe e fundit: më duhet të blej një kompjuter, sepse iu duhet vajzave për shkollë.

Aq shumë shpenzime kam sa me siguri edhe juve u ndjetë sikur s’kishit para mjaftueshëm për të gjitha vetëm duke i lexuar çka rendita dhe me të drejtë. Dua të jem e sinqertë me ju: nuk e kam komoditetin që t’i paguaj të gjitha dëshirat dhe nevojat dhe detyrimet e mësipërme në një periudhë kaq të shkurtër kohe.

Këtë “monolog” ia bëra dy ditë më parë në kafe edhe mikes sime të ngushtë e cila më dha zgjidhje të menjëhershme ndaj dhe vendosa ta ndaj me ju traditën e ‘të bërit mirë duke ndarë informacion’. Jo, nuk më dha para borxh! (sepse e di që ndoshta menduat këtë), por më informoi rreth diçkaje që është më produktive në fakt se sa thjesht të më jepte para borxh nga të sajat dhe të qëndroja gjatë me sikletin për t’ja kthyer.

Mikesha ime, Ana, për të zgjidhur këtë problem i ishte drejtuar bankës OTP këtu në Shqipëri dhe ishte kënaqur shumë nga shërbimi dhe oferat e tyre. Në momentin që më përmendi bankën, (si çdo shqiptar edhe unë), isha pak skeptike më tepër prej procedurave që ndonjëherë zgjasin shumë dhe bëhen të lodhshme. Por ndryshimi i OTP nga bankat e tjera ishte pikërisht ky. “Çelësi” i tyre i suksesit quhet “Kredia Konsumatore Ekspres”. E lexuat: EKSPRES! Pra: e shpejtë dhe shumë praktike. Për më tepër, nuk nevojitet as kolateral!

Ana më tregoi se “Kredia Konsumatore Ekspres” nuk ishte vetëm e shpejtë, por edhe e lirë përsa i përket interesit që të merr banka. Duke nisur nga 3%, normë interesi fikse, pa kolateral dhe miratim i shpejtë: në Bankën OTP Albania mund të aplikoni për Kredinë Konsumatore Ekspres dhe mund të keni gjithçka dëshironi.

 Me tu drejtuar tek banka OTP, arrita të bëj marrëveshjen time dhe po e ndaj me të gjithë ju, në mënyrë që të informoheni dhe ta keni më të lehtë.

E di që tani vjen momenti kur me vete thoni “Po, po, shumë e mirë duket, por kushedi se sa dokumentacion kërkon procedura dhe s’kam nerva fare!”. Më lini t’ju gëzoj edhe një herë: Mjaft të keni me vete një deklaratë të të ardhurave dhe një kartë identiteti (ose pasaportë, ose çertifikatë familjare). Vetëm kaq!

Unë i zgjidha “hallet” e mia, ndaj po merrem tashmë me tuajat, sepse mendoj vërtetë që po jetojmë në një botë ku mundësitë janë të pafundme dhe tejet të mira, ne thjesht nuk marrim informacionin e duhur. Unë e mora, dola e kënaqur dhe tani po e shpërndaj me ju. Jam e bindur që pasi të merrni “Kredinë Konsumatore Ekspres” tek Banka OTP Albania do të keni dhe ju dëshirë ta ndani lajmin e mirë me të gjithë të tjerët.

Paçi një verë të bukur dhe me xhepin plot!

P.S: Për informacione të mëtejshme mund t’i drejtoheni bankës OTP. Linkun po e vendos këtu, sepse paskam qejf t’jua bëj gjërat edhe më të lehta juve, sepse vetë shkova në filialin e tyre dhe pata një bisedë të këndshme me personelin që meqë ra fjala, janë shumë të edukuar dhe profesionistë.

/News31.al


Pushimet e ëndrrave nuk do t’i shoh më vetëm në Instagram. Portofoli im po “buzëqesh” tani!

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format