Publikohet lista e notave për provimin e maturës së Gjuhë-Letërsisë


Provimi i maturës për Gjuhë-Letërsinë këtë vit u shoqërua me pakënaqësi nga ana e nxënësve. Maturantët protestuan disa ditë radhazi lidhur me tezën e provimit.

Sipas tyre, shumë pyetje nuk korrespondonin me kurrikulën, ndërsa nuk vonoi shumë për të rezultuar se një pjesë e testit ishte përkthyer nga anglishtja. Në bazë të kërkesave të nxënësve, Ministria e Arsimit vendosi që disa nga pyetjet të mos i merrte në konsideratë për vlerësim.

Sot është publikuar lista e notave për maturantët e këtij viti. Kujtojmë se për muaj me radhë, nxënësit vazhduan mësimin online nga shtëpia, si pasojë e pandemisë. Një fakt i tillë u përfshi edhe në protestën e maturantëve, të cilët theksuan se bazuar në këto kushte, pyetjet duhe të ishin më të lehta.

Listën e notave e gjeni në link-un e mëposhtëm.

https://drive.google.com/file/d/15_AQIV2gRoNOUS1mjeYtm-DrdpD888zQ/view?usp=sharing 


Publikohet lista e notave për provimin e maturës së Gjuhë-Letërsisë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in