Publikohen pamjet e para të Robert Pattinson si Batman


Vampiri tani është lakuriq nate…(Më falni, duhet ta thoja)

Regjizori Matt Reeves, i zgjedhur për të drejtuar sagën e re të Batman, ka ndarë me fansat e filmave pamjet e para të yllit të “Twilight”, Robert Pattinson, si superheroi i famshëm i DC.

Kjo pamje u shpërnda në Twitter-in e Reeves, në formën e një video-je të shkurtër, që është kjo më poshtë:

Pra kjo është një copëz nga pamja e re që Batman do të ketë, ndërkohë që mund të shihni se si Pattison duket me maskën e heroit të errësirës. Video-ja është realizuar mga Mike Giacchino, i cili së bashku me Craig Freiser do të kujdeset për kinematografinë e filmit. Dhe mesa duket etapa e re e sagës së superheroi do të ketë shumë surpriza, si në realizim, ashtu dhe në histori. Të paktën kështu është shprehur regjizori Reeves.

Filmi është parashikuar të dalë në 2021, ndërkohë që Pattison e merr rolin nga Ben Affleck, i cili ishte Batman që prej 2016-ës, por le të themi se nuk ishte më i preferuari ndërmjet fansave. /News31.al


Publikohen pamjet e para të Robert Pattinson si Batman

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format