Amerika nuk gjen paqe, nisin protestat për vrasjen e një tjetër afro-amerikani


Një tjetër ngjarje ka bërë që të rinisin protestat në Amerikë. Mbrëmjen e djeshme, agjentët e kontesë në Los Anxhelos kanë qëlluar me armë zjarri një afro-amerikan.

Sipas raportimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur në ndjekje e sipër. Nga i njejti raport mësohet se viktima ka goditur me grushta në fytyrë njërin prej oficerëve. Kaq ka mjaftuar që protestat të nisin edhe në Los Anxhelos, duke krijuar tensione në vendngjarje. Pas vrasjes së bujshme së George Floyd disa muaj më parë dhe rikthimit në vëmendje së çështjes së Breonna Taylor, një tjetër incident ndodhi së fundmi në Wisconsin, ku agjentët plagosën një 29-vjeçar afro-amerikan.

Amerika duket se nuk po gjen paqe lidhur me drejtësinë për afro-amerikanët, ndërsa deri më tani policia gjithmonë ka justifikuar veprimet e veta. /News31.al


Amerika nuk gjen paqe, nisin protestat për vrasjen e një tjetër afro-amerikani

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in