Mijëra njerëz në Gjermani protestojnë kundër masave të Covid-19


Mijëra njerëz në kryeqytetin gjerman Berlin u mblodhën sot në një protestë kundër kufizimeve prej pandemisë së Covid-19. Protestuesit thonë se masat anti-covid, përfshirë edhe mbajtja e detyrueshme e maskave, shkelin të drejtat dhe liritë e tyre.

Në fakt Gjermania është prekur më pak nga koronavirusi sesa disa vende evropiane, megjithatë rastet e reja janë shtuar javët e fundit. Ditën e sotme u raportuan më shumë se 900 të infetkuar nga Covid-19 dhe 7 viktima.

Në protestë, e cila është quajtur si “Dita e Lirisë”, vlerësimet zyrtare thonë se morën pjesë të paktën 15,000 persona. Ata mbajtën pankarta me parulla të tilla si “Corona, alarm i rremë” apo “Po na detyrojnë të veshim maska”. “Kërkesa jonë është të kthehemi në demokraci, larg ligjeve që na kanë imponuar, ​​me maska ​​që na bëjnë skllevër,” tha një prej protestueseve.

Sipas “BBC” disa nga pjesëmarrësit i përkasin ekstremit të djathtë dhe disa janë teoricienë konspiracioni që nuk besojnë se Covid-19 ekziston. Të tjerët gjithsesi janë njerëz të thjeshtë që thjesht kundërshtojnë qasjen e qeverisë ndaj pandemisë.

Masat kufizuese në Gjermani përfshijnë mbajtjen e maskave në dyqane dhe transportin publik, rregullat e distancimit shoqëror dhe kërkesat e higjenës që të zbatohen në të gjithë vendin. Testi i detyrueshëm është futur për pushuesit që kthehen nga zonat me rrezik të lartë.

Gjermania ka pasur më shumë se 210,000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 9,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

/News31.al


Mijëra njerëz në Gjermani protestojnë kundër masave të Covid-19

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in