Prokurori i njohur italian jep parashikimin e tij: “Shqiptarët do të jenë mafia e së ardhmes”


Prokurori i Përgjithshëm i Catanzarro-s në Itali, Nicola Gratteri, ka bërë një parashikim të fortë dhe të padëgjuar më parë në lidhje me mafien Shqiptare. Në një interviste të dhënë për medien zvicerane “Swissinfo”, Gratteri deklaroi me bindje se mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare.

Unë parashikoj që në Konfederatën e Mafies, ashtu si në të gjithë Europën, mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare. Në Shqipëri ka një korrupsion të lartë, grupet kriminale janë aq të fuqishme se me paratë e mbledhura i janë imponuar sistemit të drejtësisë dhe gjithashtu mbarë tregut europian të drogave të forta“, u shpreh ai.

Sipas Nicola Gratteri, aktualisht grupet shqiptare janë shumë të pranishme në Holandë, por veprojnë edhe në Amerikën e Jugut së bashku me Ndrangheta-n.

 

Burimi: Top Channel


Prokurori i njohur italian jep parashikimin e tij: “Shqiptarët do të jenë mafia e së ardhmes”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format