Prezantohet sistemi i ri online, si do të funksionojë leje-dalja për të bërë pazar nga dita e hënë


Kryeministri Edi Rama ka sqaruar disa minuta më parë si do funksionojë nga dita e hëna sistemi i ri i leje- daljeve për të bërë pazar. Kreu i qeverisë tregon se fillimisht qytetarët duhet të aplikojnë në portalin ”e- abania” në seksionin e ri ”Leje- Dalje” dhe automatikisht i vjen mesazhi konfirmues në e-mail dhe në celular. Në këtë aplikim duhet të përfshihen numri i identifikimit, dita apo dhe ora që duhet të dalësh. Mesazhin e konfirmimit që të vjen mund të ja tregosh policit nëse të kërkon informacion.

Kryeministri shprehet se lejohet të aplikojnë dy familjarë nga e njejta familje, ndërkohë pensionistët nuk do të lejohen. Ka një zgjidhje dhe për ata që nuk kanë smartphone, zgjidhje kjo që merr më shumë kohë duke çuar sms tek numri 55155 dhe mesazhi konfirmimit vjen automatikisht. Në këtë procedurë dërgohet vetëm nurmi i identifikimit, vend bosh, ora e daljes. Informacion të detajuar në lidhje me këtë sistem të ri jep drejtoresha e AKSH:

”Përdorimi i shërbimit është shumë i thjeshtë. Në portalin “e- Albania” shërbimi do të jetë i pari në shërbimet dhe quhet leje për dalje. Ne do kemi të mundur të përcaktojmë ditën që duam dhe unë zgjedh 30 marsin. Mundësohet vetëm një prej familjarëve dhe do të ketë orën e duhur dhe kohëzgjatja vetëm një orë. Është nëpërmjet fashës së orarit 05:00- 13:00. Leja shkon me e-mail dhe vjen me e-mail edhe me sms. Duke zgjedhur ndërkohë kam mundësi të finalizoj dhe për konfirmim të vjen e-mail apo një sms. Do të jetë e-maili. Me numër identifikimi, orarin dhe të gjitha.
Për ata që nuk kanë smartfone do të ketë një procedurë tjetër. Do të jetë një “short” number 55155. Numri i kartës së identitetit, vend bosh dhe ora. Aty dërgohet mesazhi. SMS vjen automatikisht dhe për ata që nuk kanë smartfona.”

Ndërkohë për pesionistët kryeministri Rama tha:

”Përjashtohen pensionistët. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi. Për ata që janë pensionistë të vetmuar, pra që nuk kanë fëmijët në të njëjtën qendër banimi apo njësi administrative atëhere do kujdesemi ne. Nuk do dalin më pensionistët në rrugë. Sikundër është vetëm një anëtar familje për të bërë pazar. Kurse ai që punon vijon me autorizimin që ka. Sistemi është i tillë që nuk lejohet më shumë se dy anëtarë familje të shkojnë. Kush ka mundësi del bën pazarin, kush nuk ka bën tjetër.” /News31.al

Prezantohet sistemi i ri online, si do të funksionojë leje-dalja për të bërë pazar nga dita e hënë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in