Presidenti austriak i del në mbrojtje shqiptarit, pasi theu rregullat e karantinës duke darkuar në restorantin e tij


Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka kërkuar falje pasi ka thyer rregullat e karantinës, duke darkuar në një restorant pas orës 23:00. Ai qëndroi në restorantin në Vienë, deri pas mesnate.

Van der Bellen ishte në restoranin ”Sole” në një nga zonat më të mira të kryeqytetit austriak. Nisur nga emri, ky vend njihet si një restorant italain, por në fakt është i gastronomit të njohur shqiptar, Aki Nuredini.

 

Shqiptari i Maqedonisë së Veriut e ka hapur këtë biznesin në vitin 1983 e që atëherë është një nga vendet më të frekuentuara nga politikanët austriakë e jo vetëm. Madje dhe nga personazhe të njohur. Nuredini gjithashtu është dekoruar nga qeveria e Austrisë për punën e tij.

Burimi: Stadt Wien

Presidenti austriak tha se humbi sensin e kohës teksa bisedonte me miqtë dhe bashkëshorten gjatë darkës. Në ndjesën e tij 76-vjeçari shkruan:

Më vjen sinqerisht shumë keq. Ishte një gabim, Dola për herë të parë që kur ka nisur karantina me dy miq dhe gruan. Ne humbëm sensin e kohës teksa flisnim.

Presidenti u pa nga policia në pjesën e jashtme të restorantit, pak pak mesnatës, ditën e dielë. Rregullat e qeverisë atje, i kanë lejuar baret dhe restorantet të rihapen deri në orën 23:00.

Burimi: Getty Images

Pronari shqiptar i biznesit tha se restoranti e mbylli aktivitetin pasi serviri disa pije në orën 23:00, sipas ligjit. Po ashtu tha se mendonte se njerëzit mund të qëndronin në tarracën e restorantit edhe pasi ai ishte mbyllur.

Gjoba që rrezikon shqiptari për thyerje të rregullave të izolimit shkon deri në 30 mijë euro. Megjithatë Van der Bellen në deklaratën e tij, pasi kërkoi ndjesë, tha se do të marrë përgjegjësitë e veta nëse restorani rrezikon të gjobitet dhe i doli në mbrojtje.

/News31.al


Presidenti austriak i del në mbrojtje shqiptarit, pasi theu rregullat e karantinës duke darkuar në restorantin e tij

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in