Premier League, Manchester City shpallet kampion i Anglisë


Manchester City është shpallur sërish kampion i kampionatit anglez të futbollit, Premier League, pas një gare dramatike gjatë 38 javëve, që u vendos vetëm në 90 minutat e fundit.

Edhe pse Brighton kaloi i pari në avantazh pas 27 minutash lojë, Manchester City u kundërpërgjigj shumë shpejt me dy gola brenda pjesës së parë, të shënuara nga Aguero dhe Laporte, përpara se Mahrez dhe Gundogan të thellonin edhe më shumë fitoren vendimtare për titullin kampion.

Liverpooli, nga ana e tij bëri gjithçka mundej, duke kryesuar vetëm për pak çaste renditjen në javën e fundit të Premier League. Fitoi edhe ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Wolvesit me rezultatin 2-0, me dy gola të shënuara nga Sadio Mane, por kjo nuk mjaftoi që “The Reds” të rikthenin titullin e shumëpritur në “Anfield Road”, pasi City fitoi ndeshjen e tij në “Etihad Stadium” dhe e mbylli sezonin në kuotën e 98 pikëve, përkundrejt 97 të ndjekësve.

Të kuqtë e Jurgen Klopp janë finalistë të Champions League dhe kanë shansin të shpëtojnë sezonin me fitmin e këtij trofeu.


Premier League, Manchester City shpallet kampion i Anglisë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format