“Portokalli” njofton ndërprerjen e transmetimit të “Ditarit të Karantinës”


Pak ditë më parë, pavarësisht se emisionet televizive me më shumë se 2 persona në studio nuk zhvillohen si masë e marrë kundër përhapjes së Koronavirusit, ”Portokalli” njoftoi se nuk do ta ndërpriste transmetimin. Për të gjithë shqiptarët që janë mësuar ta ndiqnin programin e humorit të dielave, ata do të vinin me versionin ”Ditari i Karantinës”, jo më në skenën e përhershme, megjithatë me të njejtat personazhe të përshtatur në situatën e re ku ndodhemi.

Megjithatë, pasi u transmetua këtë fundjavë, duket se ky format i improvizuar nuk do të vazhdojë. Me anë të një njoftimi në Instagram, stafi i “Portokalli” njofton se ka të pamundur vazhdimin e spektaklit në kushte të tilla dhe realizimi në standartin që ata duan, nuk mund të bëhet.

Sigurisht që në fund ”Portokalli” premton se do të kthehet shumë shpejtë, ashtu si të gjithë presin që po kaq shpejtë t´i kthehen normalitetit. /News31.al

“Portokalli” njofton ndërprerjen e transmetimit të “Ditarit të Karantinës”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format