SHBA, Sekretari i Shtetit Pompeo: ”Kemi prova që koronavirusi ka dalë nga laboratorët e Wuhan”


Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo tha në një intervistë për ”This Week” në ABC, se ka prova shumë të forta që mbështesin teorinë se koronavirusi e ka origjinën në “Institucionin e Virologjisë në Wuhan” dhe jo në tregun e kafshëve.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që SHBA bën një deklaratë të tillë. Drejtori i Inteligjencës Kombëtare atje tha të enjten se po hetojnë origjinën e virusit. Ata kishin dyshime nëse Covid-19 ka ardhur vërtetë nga ekspozimi ndaj kafshëve apo nga një aksident në laborator në qytetin kinez.

Presidenti Trump tha po ashtu javën e kaluar se ka parë prova të forta që laboratori është origjina e virusit, por nuk dha më shumë detaje.

Deklarata e plotë e Pompeo-s: ”Ka prova shumë të forta nga ka nisur e gjiha kjo. E kemi thënë që në fillim, origjina është nga laboratorët e Wuhan, në Kinë. Morëm kritika në lidhje me këtë, por bota mund ta shohë tani. Kujtohuni se Kina ka një histori kur vjen puna tek infektimi i botës. Ata kanë pasur gjithnjë laboratorë jo shumë të sigurtë. Kjo nuk është hera e parë që bota ekspozohet ndaj një virusi, për shkak të një incidenti në një laborator të Kinës.

Dy janë hipotezat që lidhin instituticionin në Wuhan me koronavirusin sipas “Axios“:

E para që virusi u krijua si pjesë e programit kërkimor të Kinës për armët biologjike, gjë e cila është përcaktuar si teori jo shumë e mundshme nga virologët.

E dyta është që virusi po studiohej në institucioni e virologjisë dhe një aksident laboratorik ka bërë që të infektohet një punonjës, i cili pa vetëdije e ka shpërndarë në qytet. Kjo është më e mundshme sipas ekspertëve.

Gjithsesi provat që kanë autoritet amerikane nuk janë ende publike.

/News31.al


SHBA, Sekretari i Shtetit Pompeo: ”Kemi prova që koronavirusi ka dalë nga laboratorët e Wuhan”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in