Politikani mallkon në emision: “Shqiptarë ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime!”, reagon Hueyda El Saied


Mbrëmjen e djeshme Ish-kreu i Aleancës Demokratike Neritan Ceka ka mallkuar të gjithë ata shqiptarë që do të votojnë më 30 qershor.

I ftuar nga gazetari Artur Zheji në emisionin “360 gradë”, Ceka komentoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe mendimin e tij për zgjedhjet e përmblodhi me thirrjen për të mos votuar, por që u kthye në një mallkim për të gjithë votuesit:

Shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! E kam të drejtë se unë me shokë të mi e kam dhënë këtë votë që duan ta shpërdorin në 30 qershor, i zëntë bukën e kalamajve! Në dhjetor edhe unë kam pas kalamaj, edhe halle dhe i kam lënë të gjitha për të dhënë votën, ai qe shkel mbi votën iu qërrofshin sytë, nuk di çfarë mallkimi tjetër të them”, është shprehur Ceka.

Pas deklaratës së ish politikanit, ka reaguar Hueyda El Saied e cila me anë të një postimi në Instagram shprehet se voton kundër mendimit të Cekës dhe se vota është një e drejtë morale dhe civile që askush nuk mund ta heqi. Hueyda thekson faktin se nuk i pëlqen politika dhe as nuk merret me të por kur dëgjon deklarata të tilla nuk mund të mos reagoje.

“Miqte e mi, nuk me pelqen politika pasi per t’u marr me politike duket te besh kompromisa, duhet te jesh gjakftohte thone, duhet te harrosh lirine (dhe une s’jam gati per nje gje te tille) pa harruar faktin qe duhet re jetosh dhe punosh ne atdhe (dhe une nuk jetoj ne Shqiperi e punoj jashte). Ama kur degjoj Neritan Ceka te mallkoj bashkeatdhetatet e tij dhe te mite, miqte e mi, familjaret e mi, e vetmja deshire qe kam eshte qe te bej nje prokure dhe te votoj. Do te votoj kundra ketij lloj opinionit/mendimi. Shkoni votoni, votimi eshte nje drejte morale dhe civile, qe askush nuk mund t’ju a heq. Ju jeni te lire te zgjodhni te ardhmen tuaj”– shprehet Hueyda./News31.al


Politikani mallkon në emision: “Shqiptarë ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime!”, reagon Hueyda El Saied

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format