Policja shqiptare në pritje të ëmbël humb jetën si pasojë e Covid-19


Policia e Kosovës ka ndarë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një policeje në pritje të ëmbël. E ndjera ka humbur betejën me Covid-19, pavarësisht trajtimeve të marra gjatë ditëve pararendëse.

Sipas “Indeksionline”, policja u trajtua për disa kohë në Kralevë të Serbisë. Gjendja e rënduar shëndetësore nuk e ka favorizuar aspak në luftën me virusin. Varrimi i së ndjerës është mbajtur ditën e shtunë, ndërsa lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Ai ka bërë me dije se numri në totali i viktimave në institucionin ku ai bën pjesë ka arritur në tre.

“Po, 3 zyrtarë deri më tani kanë humbur jetën të cilët kanë qenë të prekur edhe nga Covid-19”, është shprehur Kelani. Më herët, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se Kosova e kishte kaluar Gjermaninë dhe Portugalinë për numër vdekjesh në 1 milionë banorë. /News31.al

Burimi: BalkanWeb


Policja shqiptare në pritje të ëmbël humb jetën si pasojë e Covid-19

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in