Plazhet mbushen me vizitorë, banorët të shqetësuar: “Nuk e mendojnë çfarë po bëjnë, nuk ka sens!”


Mijëra britanikë i janë drejtuar plazheve vendase për të shijuar ditët e nxehta. Fotografitë po qarkullojnë kudo në rrjet, ku plazhet duken të mbushura plot me njerëz.

Edhe pse disa individë janë përpjekur të ruajnë distancimin social për shkak të pandemisë, drejtuesit e plazheve bënë me dije se ishte shumë e vështirë kontrolli i njerëzve. “Është sfidë masive. Me një mot si ky jemi të përgatitur që njerëzit do t’i drejtohen plazheve. I kemi përgatitur vizitorët që të qendrojnë të sigurt duke respektuar masat. Në të kundërt, do të mbyllim një pjesë të plazheve”, ka thënë një nga drejtuesit e plazheve.

Numri i lartë i vizitorëve, që duket se i kanë tejkaluar shifrat e gushtit për plazhistë, ka shqetësuar banorët që jetojnë buzë detit. Disa prej tyre kanë shprehur shqetësimin se vizitorët kanë bllokuar rrugët me makina të parkuara. “Nuk e mendojnë fare ardhjen këtu. Nuk ka sens”, shprehet një nga banorët. E ndërsa ata që jetojnë në bregdet janë shqetësuar nga ardhja e vizitorëve, këta të fundit e kanë shijuar motin e nxehtë në plazhe. /News31.al

Burimi: LadBible


Plazhet mbushen me vizitorë, banorët të shqetësuar: “Nuk e mendojnë çfarë po bëjnë, nuk ka sens!”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in