Plas skandali i korrupsionit, arrestohet zv.presidenti i FIFA-s


Një ditë pas rizgjedhjes së Xhani Infantinos në krye të FIFA-s, ky institucion është goditur nga një tjetër skandal që sërish ka si kryefjalë: korrupsionin.

Gjatë ditës së sotme është arrestuar numri dy i qeverisë botërore të futbollitm, Ahmad Ahmad. Ky person mban aktualisht postin e zv. presidentit të FIFA-s dhe njëkohësisht është presidenti i CAF (Konfederata Afrikane e Futbollit).

Ahmad është ndaluar gjatë ditës së sotme në Paris. 59-vjeçari i lindur në Madagaskar do të hetohet për korrupsion.

Ndaj tij rëndojnë akuzat që kanë të bëjnë me mandatin e tij si president i CAF. FIFA ka reaguar me një deklaratë të thatë, duke mos shprehur ndonjë koment të veçantë.

Deklarata:

Nuk jemi në dijeni të detajeve që lidhen me këtë hetim, prandaj nuk mund të shprehim ndonjë koment. Jemi të angazhuar për zhdukje e çdo forme të veprave penale”.


Plas skandali i korrupsionit, arrestohet zv.presidenti i FIFA-s

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format