Pëllumb Pipero për situatën: “Maska të bëhet me detyrim dhe në mjedise të hapura”


Mjeku Pëllumb Pipero ka qenë i ftuar në Fax News ku ka komentuar situatën aktuale të pandemisë si dhe atë çka na pret muajt në vazhdim. Sipas tij, shifrat janë shqetësuese dhe rritja e të prekurve vjen nga ekspozimi i shtuar për shkak të lëvizjeve, pushimeve dhe shkujdesjes së njerëzve. Në spitale situata është e vështirë dhe ai bën thirrje për ndërgjegjësim për t’u përgatitur për vjeshtën. Ndër të tjera, Pipero është shprehur se vendosja e maskave duhet të bëhet e detyrueshme.

“Situata në muajt e dimrit, padyshim që do të jetë më shqetësuese, për shkak se do kemi edhe viruse të tjera, siç është gripi i zakonshëm. Ne duhet të jemi të përgatitur, që me qarkullimin e virusit stinor do të kemi një rritje të mëtejshme të numrave. Unë kam qenë kundërshtar i maskës në mjedise të hapura, them dhe kërkoj që maskën secili duhet ta vendos tashmë dhe në rrugë, maska duhet të bëhet detyrim ligjor dhe në mjedise të hapura, veçanërisht në qytetet ku ka një popullim të madh njerëzish.”

Ditën e sotme u shënua numri më i lartë të infektuarve duke arritur 141 persona pozitivë në 24 orët e fundit. /News31.al


Pëllumb Pipero për situatën: “Maska të bëhet me detyrim dhe në mjedise të hapura”

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in