Personazhet shqiptarë rrëfejnë momentet e tmerrshme që përjetuan gjatë tërmetit të 26 nëntorit


Tërmeti është i paparashikueshëm e si i tillë vjen atëherë kur nuk pritet. I tillë ishte dhe tërmeti i 26 nëntorit që goditit Shqipërinë me epiqendër fshatin Thumanë i cili është totalisht i shkatërruar.

Qytetarë të shumtë të Durrësit e Tiranës akoma vazhdojnë të jetojnë me frikën e ndonjë tërmeti të fuqishëm pasi janë gjatë gjithë kohës nën lëkundje të vogla të cilat i kujtojnë tmerrin e ndodhur një javë më parë.

Në kohën kur tërmeti 6.5 ballë goditi vendin tonë, njerëzit ishin në gjumë e kjo ka bërë që të shkaktojë më shumë frikë për humbjen e jetës së njerëzve të dashur. Këtë përjetim të frikshëm disa nga personazhet e njohur të showbizit e kanë ndarë me publikun.

Moderatorja Roza Lati ndodhej në Durrës në momentin kur tërmeti 6.4 ballë tronditi vendin. Në një postim në Instagram, moderatorja tregoi se ato momente ndodhej pranë të ëmës, Rita Latit dhe zemra po i rrihte fort. “Tërmeti binte dhe unë shtrëngoja dorën e mamit. Sytë i kisha nga deti (10 metra larg nga dhoma) se mos na gllabëronte dhe rrahjet e zemrës time i dëgjoja dhe më kumbonin në kokë. Si ju gjeti tërmeti? A jeni mirë? Si e keni familjes? Kafshët si janë?”, shkroi Roza.

 

Gjatë emisionit ‘Ftesë në pesë’, aktorja e njohur Olta Gixhari, ka rrëfyer tmerrin që ka ndjerë mëngjesin e asaj dite.

Olta ka treguar me lot në sy, se ajo dhe prindërit e saj ndodheshin në katin e shtatë të banesës, prej nga ku ishin munduar të dilnin sapo kishin ndjerë lëkundjen e parë. Mirëpo fatkeqësisht nuk iu është hapur dera dhe orendi të mëdha të shtëpisë binin përtokë. Në një situatë të tillë, ata ishin dorëzuar me mendimin se nuk do ia dilnin dot dhe ishin përqafuar me njëri-tjetrin duke u lutur.

Aktori i njohur i humorit Flor Binaj ka rrëfyer momentet e tmerrit. Në shtëpinë e tij kishin ikur dritat dhe kjo kishte rritur panikun, sidomos tek djali i vogël. Flori së bashku me të shoqen, kishin bërë dritë me telefona për të qetësuar fëmijët.

Sara Hoxha nuk e ka përjetuar aspak mirë tërmetin e 26 nëntorit. Ajo ka zbuluar në komente se në ato momente ndodhej në katin e 15-të së bashku me dy fëmijët e saj. Momente tmerri dhe ankthi duhet të ketë kaluar Sara pasi djali i vogël është vetëm 1 muajsh.

Stresi i cili prej ditësh është në ndihmë të qytetarëve të prekur nga tërmeti ka treguar se personalisht ditën e 26 nëntorit ndodhej në një nga bizneset e tij. Reperi shtoi më tej se nga shoku i madh që përjetoi doli jashtë me miqtë e tij.

Gazetarja Klodiana Lala këto ditë ka qenë afër banorëve të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit ku ka raportuar live çdo gjë që ka ndodhur. Në emisionin ‘Kjo Javë’ Lala ajo ka rrëfyer se si e ka përjetuar ajo vetë momentin kur Shqipëria u godit nga tërmeti 6.3 ballë.

“Ishte një moment i vështirë, ndodhesha te shtëpia e prindërve me të dyja vajzat. Isha në gjumë të të thellë. Kam mbuluar vetëm vajzat dhe kam dalë në oborr”, është shprehur gazetarja.

Këngëtarja Filloreta Raçi në një intervistë për mediat kosovare ka treguar se gjatë tërmetit ndodhej vetem në Tiranë. Ajo ka mbledhur të gjitha gjërat që i duheshin për momentin, çelësat e shtëpisë dhe të makinës dhe ka zbritur poshtë.

Gjatë një aktiviteti për personat me aftësi të kufizuara, Noizy ka folur për mediat, ku tërmetin katastrofik e ka cilësuar një ngjarje të tmerrshme. Ai  ka rrëfyer se e ka përjetuar shumë keq tërmetin, pasi ka qëlluar mes rrënojave në Durrës, së bashku me të ëmën, mbesën dhe motrën shtatzënë.

“Ishte diçka shumë e keqe, shumë e hidhur, pasi unë qëllova mes rrënojave me mamin, mbesën dhe motrën shtatzënë, që është diku gjashtë-shtatë muaj, ka qenë tmerr për mua. Shyqyr Zotit shpëtuam pa dëme, por siç dihet ka pas shumë të vdekur dhe ndihem sikur ata mund të ishin pjesëtarët e familjes sime”, tha Noizy.

Momente të frikshme kanë kaluar të gjithë shqiptarët, ata që e përjetuan vetë tërmetin si dhe ata që panë shkatërrimet e kësaj fatkeqësie natyrore dhe jetët e humbura.

Kur bie një tërmet, gjithsecili e përjeton në mënyra të ndryshme. Disa nxitojnë për të hapur dyert e jashtme, të tjerë kanë dalë në ballkon apo janë vendosur poshtë shkallëve, prindërit kanë nxituar tek fëmijët. Por si duhet të veprojmë gjatë kohës kur bie tërmet?

Sipas ekspertëve do të jeni të sigurt nga tërmetet nëse merrni këto 3 hapa themelorë:

-Uleni në tokë,

-Fshiheni nën një tavolinë,

-Qëndroni aty deri sa të ndalojnë dridhjet.

Shpresojmë që një fatkeqësi e tillë natyrore të mos ndodhë më në Shqipëri por në rast të kundërt këshillat e mësipërme duhen përdorur menjëherë./News31.al

Personazhet shqiptarë rrëfejnë momentet e tmerrshme që përjetuan gjatë tërmetit të 26 nëntorit

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format