Përpara se të niset për Shqipëri, Emina Cunmulaj dhuron 10 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti


Emina Cunmulaj është përmendur shpesh për bamirësitë e shumta lidhur me familjet e varfra në disa zona të Shqipërisë. Në një lidhje në rrjet për “NIN”, Emina është përlotur teksa ka kujtuar situatën e vështirë që po kalon vendi gjatë javës së fundit.

Ajo ka treguar se do të dhurojë 10 mijë dollarë, duke theksuar se kjo është më e pakta që mund të bëjë. Njëkohësisht, modelja ka theksuar se do të nisë punën për mbledhje fondesh në Los Anxhelos. “Ne si komunitet në Los Anxhelos kemi bashkuar tre kontenierë të mëdhenj, që do të nisen shumë shpejt drejt Shqipërisë”, ka rrëfeyr gjithashtu Emina.

Ajo ka bërë të ditur se nuk ka mundur të jetë momentalisht e pranishme në Shqipëri, pas disa problemeve shëndetësore me vajzën e vogël. “Me trup jam këtu, por mendjen dhe zemrën e kam pranë popullit tim”, ka thënë Cunmulaj, duke kujtuar se sa shumë i do shqiptarët dhe se mburret me origjinën e saj dhe se shumë shpejt do të jetë vetë e pranishme në Shqipëri për ta prekur nga afër situatën.  /News31.al

Përpara se të niset për Shqipëri, Emina Cunmulaj dhuron 10 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format