Përgjimet në WhatsApp, si ta zbuloni nëse jeni në mesin e “viktimave”!


Platforma e mesazheve më e përdorur në botë, WhatsApp ka rënë pre e hakerave.

Kompania zbuloi të martën se në platformën e mesazheve ka një lloj “çarje” që i ka lejuar sulmuesit kibernetikë të instalojnë një kod të dëmshëm tek përdoruesit. Ky kod thuhet se po transmetohet me anë të një telefonate që është në një farë mënyre një kurth.

WhatsApp njofton se kodi mund të transmetohet edhe nëse përdoruesit nuk i përgjigjen telefonatës.

Duke qënë në dijeni të këtij problemi, kompania ka përgatitur me urgjencë një përditësim sigurie pasi mendohet se përdoruesit e kësaj platforme mund të jene të rrezikuar.

Kompania pretendon se ka 1.5 miliardë përdorues rreth e qark botës të cilët mund të jenë prekur përfshirë këtu ata që përdorin iPhone, celularë që operojnë me Android, ata me Windows dhe pajisjet Tizen.

Kompania lajmëron të gjithë përdoruesit e tij, të bëjnë përditësimin e fundit të aplikacionit, në mënyrë që të jenë më të mbrojtur nga ky virus./News31.al


Përgjimet në WhatsApp, si ta zbuloni nëse jeni në mesin e “viktimave”!

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format