Për të pasur një sistem imunitar më të fortë, duhet të konsumoni me patjetër këto ushqime


Virusi ‘COVID-19’ ka shkaktuar frikë në vende të ndryshme të botës, përfshirë Shqipërinë pasi rastet e të infektuarve dhe viktimave po rriten çdo ditë e më shumë. Tashmë virusi vdekjeprurës ka mbërritur edhe në shtetin fqinj, Italinë duke shkaktuar 7 viktima dhe duke lënë të infektuar mijëra të tjerë.

Mirëpo, çfarë duhet të bëjmë për tu mbrojtur? Përveç masave parandaluese është dhe imuniteti i fortë ai i cili ndikon që njerëzit të mos infektohen me virusin.

Sistemi imunitar është mekanizmi që përdor trupi për të mbrojtur veten nga viruset, bakteret dhe shumë lloje të sëmundjeve. Ndonjëherë, ai nuk e kryen funksionin si duhet; një dietë e varfër, stresi, apo çdo lloj sëmundje e pengon atë nga kryerja e funksioneve të tij bazë.

Cilat ushqime ndikojnë për të patur një sistem imunitar të fortë?

Uji i ftohtë

Konsumimi i ujit të ftohtë e bën trupin që të ketë temperaturë të rregullt dhe të mos ndikohet nga ndryshimi i motit.

Agrumet

Frutat si portokallet dhe kivit janë tepër të dobishme për urinimin dhe ndikojnë mjaft mirë në organizëm.

Kafeja

Meqë përmban kafeinë, ka një stimulant që ndikon për mirë në trup por nuk këshillohet të konsumohet me tepricë pasi mund të shkaktojë ose përkeqësojë problemet e stomakut, ankthin madje edhe pagjumësinë. Tre filxhanë në ditë janë të mjaftueshme.

Piperi i kuq

Ndikon për largimin e yndyrës nga arteriet. Sidoqoftë, duhet të konsumohet në masë dhe të shmanget nga ata qe kane probleme në hemorroide dhe gastrit.

/News31.al

Për të pasur një sistem imunitar më të fortë, duhet të konsumoni me patjetër këto ushqime

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in