Për personin që dashuroni por nuk e keni pranë, “Je T’aime” është mesazhi i duhur që mund ti dërgoni sot nga Capital T


Capital T paralajmëroi publikimin e këngës së tij më të re gati një javë më parë e që nga ajo ditë fansat u bënë tepër kuriozë për të mësuar më shumë për projektin që do vinte si dhuratë ditën e Shën Valentinit.

Pikërisht sot, më 14.02.2020 në orën 14:02, Kapo publikoi “Je T’aime”.

Fabula e këngës flet për një histori dashurie që ka marrë fund, mirëpo Capital shpreh me anë të fjalëve më romantike të mundshme gjendjen emocionale që ka pas ndarjes nga vajza që dashuron.

Në klip, Kapo shfaqet në qytetin e dashurisë, Paris, aty ku rikujton momentet e kaluara me vajzën që e dashuron ndërsa në fund ai hedh trëndafilin që mbante në duar si për të treguar se romanca mes tyre ka përfunduar.

Nëse edhe ju keni personin e zemrës larg, apo jeni ndarë së fundmi me të “Je T’aime” do bëhet kënga juaj e preferuar./News31.al

Për personin që dashuroni por nuk e keni pranë, “Je T’aime” është mesazhi i duhur që mund ti dërgoni sot nga Capital T

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format