Për një memorie dhe tru gjithmonë të “freskët” duhet të konsumoni patjetër këtë ushqim!


Jeni një nga ata të cilët nuk preferoni ushqimet e gjelbra e sidomos spinaqin? Epo besojmë se pasi të lexoni artikullin e mëposhtëm, do të ndryshoni mendim.

Spinaqi është një nga perimet e gjelbra më të përdorura në gatime, e cila ka mjaft veti të mira shëndetësore. Është burim i pasur i antioksidanteve dhe ka veçori të shkëlqyeshme antikancerogjene.

Spinaqi ka një sasi të madhe të hekurit dhe ndihmon në forcimin e muskujve, por ndikimin më të madh e ka në tru. Hulumtuesit nga “Rush University” në Chicago kanë zbuluar se vitamina K që përmban spinaqi është ajo që e mundëson këtë veti.

Ata analizuan 954 të moshuar për pesë vjet me radhë. Pasi analizuan të dhënat mes atyre që kishin konsumuar rregullisht spinaq dhe të tjerëve, të parët kishin një kujtesë më të përmirësuar dhe truri i tyre rezultonte rreth dhjetë vjet më i ri.

Spinaqi gjithashtu është burim i shkëlqyeshëm i fibrave të tretshme prandaj është një nga ushqimet më efikase në procesin e dobësimit, por edhe rregullimit të nivelit të kolesterolit.

Kështu që, nëse doni të ruani një kujtesë të fortë dhe tru të “freskët” bëni mirë të kosnumoni sa më shumë spinaq në gatimet tuaja./News31


Për një memorie dhe tru gjithmonë të “freskët” duhet të konsumoni patjetër këtë ushqim!

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format