Pasi zbuloi arsyen pse i dha fund hatërmbetjeve me Gentian Zenelajn, Julian Deda përcolli një mesazh për të gjithë


Julian Deda dhe Gentian Zeneli nuk folën me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, ndërsa fundviti i 2019-tës solli ndryshime për aktorët në këtë aspekt. Rikthimi i SHBLSH në ekran na la të kuptonim se mes djemve nuk kishte më hatërmbetje.

Por, cila ishte arsyeja e pajtimit mes Julit dhe Gentit? Ka qenë kjo pyetja e një prej kurreshtarëve të vegjël të “Në kurthin e Piter Pan”. Deda nuk e ka lënë pa një përgjigje, duke përcjellë edhe një mesazh të rëndësishëm lidhur me miqtë. “E bëmë për shkak të miqësisë së vjetër dhe dashamirësisë për njëri-tjetrin. Ky është një shembull që duhet të ndjekin të gjithë sepse të mos flasësh me mikun e ngushtë është humbje kohe”, është shprehur Juli.

Tashmë, pritet vetëm një projekt i ri mes djemve, që me shumë mundësi do të mundësojë t’i ndjekim në një format krejt ndryshe në ekran. /News31.al

Pasi zbuloi arsyen pse i dha fund hatërmbetjeve me Gentian Zenelajn, Julian Deda përcolli një mesazh për të gjithë

log in

Captcha!

reset password

Back to
log in
Choose A Format
Gif
GIF format